Studentja e Fakultetit të Komunikimit Masiv Diana Gjinovci punësohet si fotografe në Belgjikë

3 Maj 2024
Student of the Faculty of Mass Communication Diana Gjinovci is employed as a photographer in Belgium

Se suksesi është i arritshëm kur shfaqet angazhimi dhe dëshira për të e dëshmojnë më së miri studentët tanë, të cilët përveç në Kosovë dhe rajon ia kanë dalur të jenë pjesë e tregut të punës edhe në vende të ndryshme të botës.

Diana Gjinovci ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Komunikimit Masiv programi Produksion, vite gjatë të cilave është dalluar si studente e zellshme, tani ka arritur një përmbushje të ëndrrave të saj duke u punësuar në Belgjikë.

Asaj i është njohur diploma e Kolegjit AAB nga shteti belg dhe punon si fotografe, ndërsa për pak kohë pritet të punësohet në njërin nga televizionet e njohura belge RTBF.

Ajo vlerësoi lart metodat moderne  që vë në zbatim Kolegji AAB për studentët gjatë ligjëratave dhe praktikave, bashkë me përkrahjen e garantuar që ata kanë si gjatë dhe pas studimeve.

Share: