Durije Salihi, studente e diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale në Kolegjin AAB, tani do të vazhdoj punën si edukatore në Norvegji.
Diploma e Kolegjit AAB është njohur si ekuivalente me ato norvegjeze, andaj Durijes përveç si edukatore do t’i mundësohet të fitojë edhe kualifikimin si drejtoreshë e kopshtit.
Ajo ka falënderuar stafin akademik të Kolegjit AAB për angazhimin e treguar gjatë kohës që ishte në studime, ndërsa u shpreh se është e gatshme për të gjitha mundësitë që do i ofrohen në Norvegji.