Panairi i Punës që u organizua nga Kolegji AAB në maj të këtij viti, pati avantazhe të mëdha për studentët ndërsa solli raste të shumta të punësimit. Erblina Bytyqi studente e nivelit master në Fakultetin e Gjuhës Angleze takoi punëdhënësin e saj të ri në këtë panair, që ishte Oda Ekonomike Amerikane.
Ajo tashmë mban pozitën si Zyrtare Junior e Komunikimit, pas kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe ku kishte punuar si mësimdhënëse e Gjuhës Angleze.
“Përvoja ime paraprake si dhe ajo gjatë studimeve më ndihmoi shumë që puna ime të jetë më e lehtë, duke ngritur edhe më tej aftësitë e mia për komunikim në mënyrë që të zotëroja pozitën aktuale. Andaj kjo më bën të jem falënderuese ndaj Kolegjit AAB dhe e lumtur për arritjet e deritanishme”, tha Erblina.