Marrëveshjet e shumta që ka Kolegji AAB me institucionet arsimore ndihmon studentët të realizojnë praktikën por edhe të punësohen, duke realizuar kështu një nga synimet e marrëveshjes së miratuar nga dy palët.
Fjolla Mustafa aktualisht studente e Fakultetit të Administratës Publike në Kolegjin AAB dega Ferizaj, është punësuar si administratore në Shkollën Digjitale.
Ajo shprehi ndikimin që kanë pasur mësimet teorike dhe praktike në fakultetin ku studion që të jetë e informuar për punën të cilën do e bëj tash e tutje. Ndërsa shtoi se Shkolla Digjitale ndihmoi në avancimin e saj pas përgatitjeve që dëshmoi se kishte.