Aftësimi për punë dhe ndërtimi i karrierës së studentëve mbetet qëllim primar i Kolegjit AAB, derisa të diplomuarit janë të gatshëm të ndjekin ëndrrat e tyre edhe në arenën ndërkombëtare.
Së fundi Rea Loci, ish studente e Fakultetit të Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB, u pranua të kryej semestrin veror si studente e ERASMUS+ në një nga universitetet më prestigjioze në BE, atë të Masaryk në Brno të Çekisë. Në kuadër të këtij programi, përpos lëndëve teorike në auditor, Rea kreu edhe praktikën profesionale si mësimdhënëse e gjuhës angleze në një shkollë në qytetin e Brno.
‘’I inkurajoj të gjithë të rinjtë të punojnë për ëndrrat e tyre, dhe ato t’i ndjekin përmes studimeve në Kolegjin AAB, si dhe dua të falënderoj gjithë stafin akademik për përkrahjen dhe dijen e fituar”, u shpreh Rea.
Universiteti Masaryk, renditet për vite me radhë si një ndër 10 universitetet më të mira në shtetet e reja anëtare të BE-së.
Fakulteti i Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, ka ndihmuar çdo gjeneratë të studentëve të kenë një jetë të pasur studentore si brenda ashtu edhe jashtë kampusit. Aftësimi i studentëve bëhet përmes stafit profesional, të cilët merren me përgatitjen e kuadrove të reja për suksese të njëpasnjëshme.