Studentja Egzona Jashari me sukses të lartë kreu praktikën profesionale në Komunën e Skenderajt

18 Maj 2018

Egzona Jashari, studente e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB me sukses të lartë e kreu praktikën profesionale në Komunën e Skenderajt.

Nga kjo praktikë, të cilën e ka filluar pesë muaj më parë në Komunën e Skenderajt, ajo ka shënuar një progres të lartë në zhvillimin profesional të punëve administrative në komunë.

Kolegji AAB si investimi më i madh në Kosovë e më gjerë në sferën e arsimit të lartë jopublik, deri më tani ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me disa komuna si dhe shumë institucione e organizata të tjera vendore e ndërkombëtare, ku studentët e këtij kolegji në vazhdimësi kryejnë praktikat profesionale nëpër këto institucione.

Share: