Studentja Gentijana Paçarizi certifikohet nga Play International për projektin “Ndryshimi i mentalitetit për aftësitë e kufizuara përmes sportit”

20 Maj 2022

Edukimi përmes sportit është një qasje arsimore joformale që punon me aktivitete sportive dhe fizike e që i referohet zhvillimit të kompetencave kyçe të individëve dhe grupeve në mënyrë që të kontribuojnë në zhvillimin personal dhe transforminin e qëndrueshëm shoqëror. Kjo metodë pedagogjike e implementuar ka provuar të adresojë problemet e komunikimit, të promovojë të drejtat e njeriut, të ulë normat e sjelljeve të devijuara dhe të krijojë ndjenja të përkatësisë së komunitetit. Studentja e Kolegjit AAB, Gentijana Paçarizi përmes projektit të saj synon arritjen e objektivave te saj lidhur me kete temë duke zhvilluar aktivitete të shumta.

Projekti është i strukturuar në 3 faza dhe do të mbahet një herë në javë. Pjesëmarrës do të jenë 15 studentë nga tri programe studimore: Kulturë Fizike dhe Sport, Psikologji dhe Shkenca Sociale të vitit të parë akademik.

Share: