Studentja Shkurta Haliti pjesëmarrëse e konferencës në Gjermani si e punësuar në Sana KlinikenDüsseldorf

27 Shtator 2024

Studentja e Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB Shkurta Haliti, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar në Gjermani, si e punësuar në Sana Kliniken Dusseldorf, ku u shqyrtuan sfidat e punësimit dhe integrimit të punëtorëve shëndetësorë nga shtetet e huaja.
Shkurta, ishte e ftuar me drejtoreshën e saj znj.Loli, ku foli para audiencës dhe bashkëfolësve në një panel me politikanë dhe figura publike në Gjermani.

Ajo tregoi për sfidat e saj të punësimit jashtë shtetit, ndërsa theksoi rëndësinë që kishte përgatitja gjatë studimeve dhe njohja e gjuhës gjermane për integrimin e saj. Gjithashtu shprehu mirënjohje për punëdhënësin e saj, Sana Kliniken Düsseldorf, pjesë e të cilës u bë menjëherë pas diplomimit në Kolegjin AAB dhe përmes Lingua Kosova.
Të gjithë të interesuarit për të nisur një karrierë si Shkurta, Lingua do ju mbështes në çdo kohë. Filloni rrugëtimin tuaj duke u regjistruar në kursin e nivelit A1 nga muaji tetor.
Informacionet rreth mundësisë së punësimit në këtë klinikë i gjeni në konkurset e hapura në linkun:
https://lingua-kosova.net/konkurset/

Share: