Studentja Vesa Morina fillon praktikën në Zyrën për Zhvillim të Softuerit në Kolegjin AAB

20 Dhjetor 2024

Si ndihmë të madhe në aspektin akademik dhe profesional e cilëson praktikën në Zyrën për Zhvillim të Softuerit të Kolegjit AAB, studentja e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Vesa Morina. Ajo ka filluar praktikën ndërsa vazhdon vitin e tretë të studimeve në programin Inxhinieri Softuerike, si mundësi që iu ofrohet çdoherë studentëve në Kolegjin AAB.
Njohja me proceset e ndryshme dhe të rëndësishme teknologjike është tejet impresionuese për Vesën, e cila tha se kjo praktikë do jetë një nga përvojat më atraktive gjatë studimeve.

Share: