Jeta studentore në Poloni për Eda Maliqin, studente e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në AAB, nuk ishte vetëm një ndryshim ambienti akademik, por transformim i vërtetë.
Universiteti i Łódźit u shëndërrua në një vend ku Eda do krijonte një nga eksperiencat më të veçanta në jetën e saj.
Përmes Erasmus+, ajo ishte pjesë e shkëmbimit studentor në një vend që i ofroi mundësinë të njihte kultura të ndryshme, të shkëmbente përvoja dhe të ndërtonte miqësi që zgjasin gjithë jetën.
Andaj Eda shprehet falënderuese për mundësinë, ndërsa e cilëson si një nga periudhat më të mira të jetës së saj.