Genta Kosumi është një nga shembujt e radhës të sukesit si studente e Kolegjit AAB, e cila tani po vijon praktikën e angazhuar në projekte reale në kompaninë prestigjioze “Axians Kosova”.
Përvoja si studente në AAB
Si studente e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Genta përvojën në AAB e përshkruan si ndihmë kryesore në zhvillimin profesional dhe individual të saj.
Përgatitja profesionale e studentëve
Me përkushtim dhe entuziazëm ajo po ndërton rrugëtimin e saj drejt suksesit në botën e teknologjisë, duke u shndërruar në një model që dëshmon suksesin e studentëve të Kolegjit AAB gjatë dhe pas studimeve.