Takimi informativ për mundësitë e aplikimit në programin Erasmus+ për vitin 2025 u zhvillua me sukses nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë

3 Dhjetor 2024

📢 Takimi informativ për mundësitë e aplikimit në programin Erasmus+ për vitin 2025 u zhvillua me sukses nga Zyra e Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Stafi i Kolegji AAB, përfshirë Drejtoreshën e Zyrës së Projekteve, Ilirjana Geci, dhe Zyrtaren për Projekte, Erëza Mehmeti, morën pjesë në këtë ngjarje, ku ndanë praktikat më të mira të AAB për aplikimin në projektet e Jean Monnet dhe prezantuan projektet e fituara në këtë skemë. Po ashtu, u theksua edhe eksperienca e AAB në aplikimin për Erasmus Charter.

Ky aktivitet synoi ndarjen e njohurive dhe praktikave më të mira me institucione të tjera, duke mundësuar rritjen e kapaciteteve për aplikime të suksesshme.

Share: