Është mbajtur ngjarja lansuese e projektit “TBEAI”, një iniciativë e bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit Erasmus+.Kjo ngjarje shënoi fillimin zyrtar të implementimit të projektit, duke mbledhur përfaqësues institucionalë, staf akademik dhe partnerë të interesuar për zhvillimin dhe zbatimin e tij.
Ngjarja u hap me fjalën hyrëse të Zëvendësrektorit të Kolegjit AAB, Dr. Sc. Ilir Bytyçi, i cili theksoi rëndësinë e projekteve ndërkombëtare për avancimin e cilësisë në arsimin e lartë, si dhe nënvizoi se përfshirja e Kolegjit AAB në projekte të financuara nga BE-ja kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e standardeve institucionale.
Drejtoresha e Zyrës Erasmus+ në Kosovë, Mimika Dobroshi, foli për rolin transformues të programit Erasmus+ në zhvillimin institucional, ndërsa shtoi se projekti Projekti ‘TBEAI’ është shembull i angazhimit serioz të institucioneve kosovare për të qenë pjesë aktive e hapësirës evropiane të arsimit të lartë.
Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Prof. Arben Ahmeti, vendosi fokusin në dimensionin akademik dhe teknologjik të projektit, duke thënë se projekti “TBEAI” krijon mundësi konkrete për zhvillimin e kompetencave të avancuara në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Arta Musollaj, Zyrtare për Projekte, prezantoi aspektet menaxheriale dhe strukturore të projektit, bashkë me rëndësinë e koordinimit ndërmjet njësive akademike dhe administrative për të siguruar realizimin e objektivave të përcaktuara.
Koordinatori i projektit, Prof. Engin Melekoglu, paraqiti vizionin dhe objektivat kryesore të “TBEAI”, bashkë me qëllimin për të krijuar një kornizë të qëndrueshme bashkëpunimi dhe inovacioni, e cila do të prodhojë rezultate të matshme në ngritjen e kapaciteteve akademike dhe profesionale.
Ngjarja përfundoi me fjalë përmbyllëse dhe diskutime mbi hapat e ardhshëm të implementimit. Projekti “TBEAI” pritet të kontribuojë ndjeshëm në forcimin e kapaciteteve institucionale, në avancimin e cilësisë akademike dhe në thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Kolegji AAB në kuadër të programeve evropiane.


