Fakulteti i Shkencave Kompjuterike organizon Tech Talk për “Ndikimin e AI në Cyber Security”

1 Dhjetor 2025

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike me 4 dhjetor 2025, nga ora 12:00Qendrën MedialeKolegjit AAB, do organizoj ngjarjen Tech Talk me temën “Ndikimi i AI në Cyber Security”.

Në këtë ngjarje folës kryesorë do jenë përfaqësues nga “Cybee.ai”, Hekuran Doli dhe Kristian Kabashi.

Studentët dhe të apasionuarit pas teknologjisë do kenë mundësinë të mësojnë nga ekspertë të industrisë, si dhe të kuptojnë trendet që po transformojnë të ardhmen e sigurisë kibernetike.

Eventi synon të shpjegojë se si AI po transformon SOC, detektimin e kërcënimeve dhe automatizimin e analizës së sigurisë. Studentët do të mësojnë si funksionon një platformë moderne si Cybee.ai, si ndërtohen sisteme të tilla dhe çfarë kërkon industria nga profesionistët e rinj.

Share: