Mbahet diskutim ndërgjegjësues me studentët e Psikologjisë në AAB për kancerin e gjirit

30 Tetor 2025

Me iniciativë të studentëve, Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB organizoi një diskutim me rastin e Tetorit Rozë, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Aspekti psikologjik dhe mbështetja emocionale

Gjatë aktivitetit u diskutua mbi aspektin psikologjik të përballjes me sëmundjen, rëndësinë e mbështetjes emocionale dhe rolin që luan vullneti në procesin e shërimit.

Përvojat dhe shembujt frymëzues

Në panel mori pjesë znj. Arnisa Osmani nga organizata joqeveritare “Have Hope”, e cila ndau përvojën dhe angazhimin e saj në mbështetjen e grave që përballen me këtë sfidë shëndetësore. Diskutimi u moderua nga profesoresha Donika Shahini-Lami, nga Fakulteti i Psikologjisë në Kolegjin AAB.

Mesazhet ndërgjegësuese dhe nevoja për reflektim

Përmes këtij aktiviteti, studentët dhe të pranishmit u inkurajuan të reflektojnë mbi rëndësinë e empatisë, solidaritetit dhe mbështetjes emocionale për personat që përballen me kancerin e gjirit. Ngjarja theksoi rëndësinë e promovimit të ndërgjegjësimit dhe edukimit për shëndetin.

Share: