Thirrje aplikimi për studentët dhe stafin e AAB-së në Master Class nga Fondacioni Geoffrey Nice

21 Shkurt 2025

Ftohen studente dhe stafi i Kolegjit AAB të aplikojnë për pjesëmarrje në Master Class-in e dymbëdhjetë mbi Ligjin, Historinë, Politikën dhe Shoqërinë në Kontekstin e Mizorive Masive, i organizuar nga Fondacioni Geoffrey Nice dhe që do të mbahet në Qendrën Ndëruniversitare (IUC) në Dubrovnik nga 30 qershor deri më 5 korrik (udhëtimi 29 qershor – 6 korrik) 2025, me titull: WHY GO TO WAR; WHAT IF ANY LAW CAN STOP US?

Afati i aplikimit është 28 shkurt 2025.

Kriteret:

Ky Master Class është i përshtatur për studentë dhe staf të nivelit MA, PhD dhe Post-PhD në fushat e Drejtësisë, Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Gazetarisë, Studimeve Evropiane ose fusha të ngjashme.

Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj, i cili duhet të përmbajë një CV dhe një letër të shkurtër motivimi, në: [email protected] dhe [email protected]

Aplikimin e dërgoni tek të dy email-at e dhënë.

Share: