THIRRJE E HAPUR – Lithuanian Language and Culture Summer Course 2026

20 Shkurt 2026

1 Korrik – 30 Korrik 2026
Vilnius, Lituani

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare ju njofton për mundësinë e pjesëmarrjes në Lithuanian Language and Culture Summer Course 2026, e organizuar nga: SMK College of Applied Sciences

Ky program 30-ditor kombinon studime intensive të gjuhës lituaneze me punëtori, aktivitete kulturore, vizita studimore dhe eksplorim të historisë dhe kulturës së Lituanisë.

 Mbështetja financiare:

Bursë prej 962 EUR për pjesëmarrësit e përzgjedhur
Tarifa e studimit mbulohet plotësisht nga Republika e Lituanisë
Shpenzimet e udhëtimit, akomodimit dhe shpenzime të tjera personale mbulohen nga vetë pjesëmarrësi

Kush mund të aplikojë:

• Studentë Bachelor, Master dhe PhD
• Ligjërues dhe hulumtues shkencorë

 Afati i aplikimit: 18 Mars 2026

 Informacion dhe aplikim:
https://smk.lt/en/naujienos/lithuanian-language-and-culture-course-2026/

 Për koordinim dhe informata shtesë:
[email protected]
[email protected]

Ju inkurajojmë të ndani këtë mundësi me studentët dhe kolegët tuaj të interesuar.

Share: