Fondi i Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me Fondin Ndërkombëtar të Vishegradit ka hapur një mundësi të re granti e cila i drejtohet vetëm komunitetit akademik, përkatësisht kandidatëve të doktoraturës (PhD) dhe doktorantëve që vijnë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor.
Skema e re e granteve mbështet bursa nga 2-10 javë në një nga vendet e Rajonit të Vishegradit (Poloni, Republikën Çeke, Hungari dhe Sllovaki), në një nga Universitetet, Qendrat Kërkimore ose institucionet arsimore të zgjedhjes suaj.
Është një mundësi e shkëlqyer për komunitetin akademik që të zgjerojë aktivitetet e tij përtej rajonit të Ballkanit Perëndimor përmes vizitave, kërkimeve dhe llojeve të tjera të mobilitetit për të përmirësuar më tej aftësitë profesionale.
Për të mësuar më shumë rreth kësaj mundësie, ju lutemi vizitoni faqen e internetit: www.westernbalkansfund.org.
Për pyetje të drejtpërdrejta, mund të kontaktoni përmes: [email protected].
Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më 15 qershor 2024.