Kolegji AAB shpall thirrje të hapur për aplikim për studentët të cilët janë të interesuar të kryejnë praktikën (internship) në Zyrën e Projekteve. Kjo është një mundësi shumë e mirë për studentët që dëshirojnë të përfitojnë përvojë profesionale në menaxhimin dhe zhvillimin e projekteve ndërkombëtare dhe lokale, në një mjedis bashkëpunues, dinamik dhe me përvojë.
Përgjegjësitë e internëve:
Asistim në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumenteve për projekt-propozime.
Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave të nevojshme për aplikimet në projekte.
Komunikim dhe koordinim me stafin e Zyrës së Projekteve.
Asistim në organizimin e aktiviteteve të ndryshme që lidhen me projektet.
Angazhim me minimum 10-20 orë në javë, 2-4 muaj, me orar fleksibil.
Kualifikimet e kërkuara:
Të jetë student i vitit të dytë ose më lartë në cilën do nga fushat e studimit në Kolegjin AAB.
Aftësi të mira komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze.
Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxhuese të kohës.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të marrë iniciativa.
Njohuri të bazave të programeve kompjuterike si Microsoft Office (Word, Excel,
PowerPoint).
Çfarë ofrojmë?
Përvojë praktike në zhvillimin e projekteve ndërkombëtare dhe lokale.
Mundësi për të punuar në një ekip dinamik dhe me përvojë.
Zhvillim të aftësive profesionale dhe personale.
Mundësi për të ndërtuar kontakte profesionale dhe rrjetëzim në nivel ndërkombëtar.
Dëshmi për përfundim të suksesëshëm të punës praktike (Letër Reference)
Procedura e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë:
CV të përditësuar (në gjuhën shqipe apo angleze)
Një letër motivimi ku përshkruhet interesi i tyre në gjuhen angleze
Aplikimet duhet të dërgohen përmes email-it në adresën: [email protected], deri më datën 01 nëntor 2024.
Për më shumë informata mund të kontaktoni në [email protected]
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.