Ftohen studentët të aplikojnë në projektin “Fuqizimi i të Rinjve” organizuar nga Unioni Studentor i Kolegjit AAB dhe Coca Cola HBC Kosova, që synon pajisjen e të rinjve me aftësi dhe njohuri kritike të nevojshme për të udhëhequr kompleksitetin e jetës moderne.
Trajnimi zhvillohet përmes një programi që fokusohet në tri fusha kyçe: Aftësi të buta, gjuhëtari digjitale dhe aftësi biznesi.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët, ndërsa trajnimi mbahet me datën 6 nëntor. Për më shumë informata shtesë ose pyetje kontaktoni në 049360232.