Thirrje për ofertim – Blerja e pajisjeve për projektin KO-in-EU

24 Dhjetor 2025

Kolegji AAB fton të gjitha bizneset të dorëzojnë ofertat e tyre për pajisje në kuadër të implementimit të projektit KO-in-EU

Projekti ka për qëllim krijimin e një Qendre Ekselence që synon të avancojë njohuritë dhe kapacitetet e institucioneve dhe individëve në Kosovë mbi Bashkimin Evropian, me fokus në integrimin, vlerat, rolin dhe ndikimin e tij.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet vetëm në formë elektronike në adresat:

[email protected] dhe [email protected], me subjektin “Ofertë për KO-in-EU”.

Afati i fundit për dorëzim të ofertave është 09.01.2026 

Përzgjedhja do të bazohet në çmim (40%), specifika teknike (40%) dhe kohën e liferimit (20%).

Share: