Kolegji AAB si institucion i lartë jopublik arsimor i kushton një rëndësi të veçantë përvetësimit të njohurive të reja, gjegjësisht hulumtimit. Me qëllim të zgjerimit të diapazonit të njohurive, për të ngritur debat dhe për të krahasuar këto njohuri nga perspektiva të ndryshme akademike, Fakulteti i Komunikimit Masiv i Kolegjit AAB ju fton të merrni pjesë në Konferencën studentore shkencore – “Komunikimin dhe Informacionin në Epokën e Mediave Sociale dhe Fake News”.
Konferenca mbahet më 11 qershor në ambientet e Kolegjit AAB nga ora 11:00.
Të gjithë të interesuarit mund t’i dërgojnë abstraktet e tyre deri më 25 maj në: [email protected]
Ju mirëpresim!