Të nderuar kolegë, Jemi të kënaqur ta ftojmë stafin e Kolegjit AAB të marrë pjesë në “10th International Staff Week’26”, që do të mbahet nga 13 deri më 17 prill 2026 në Kolegjin Shtetëror të Shiauliut, Lituani.
International Staff Week’26:
Ky aktivitet është i dizajnuar për të promovuar mobilitetin, krijuar një ambient ndërkombëtar mësimor, ndarë praktikat më të mira, dhe për t’u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të përjetojnë kulturën lituaneze.
Pikat kryesore të javës përfshijnë:
Aktivitetet dhe ngjarjet kulturore, duke përfshirë eksursion në “The Hill of Crosses”, vend i Trashëgimisë Kulturore të UNESCO-s.
Ne inkurajojmë stafin e Kolegjit AAB që të bashkohet në këtë mundësi të shkëlqyer për të ndarë njohuri, forcuar rrjetet akademike dhe përfitime ndërkombëtare.
Për regjistrim dhe informacion të mëtejshëm, ju lutem kontaktoni Zyren tuaj per Marrëdhënie Nderkombetare: [email protected]