Thirrje për studentët e nivelit master të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik

16 Nëntor 2023
Call for master level students of the Faculty of Economics and the Faculty of Law

Njoftohen studentët e nivelit master të Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit Juridik se në kuadër të studimeve mund të ndjekin lëndën zgjedhore “Ligjet dhe Rregulloret Evropiane të Biznesit I”, e cila ofrohet si pjesë e projektit “EU Business Law” i financuar nga aksioni Jean Monnet i programit Erasmus+.

Kjo lëndë bart mundësinë për të njohur dhe kuptuar thellësisht ligjet dhe rregulloret evropiane që ndikojnë në fushën e biznesit.

Studentët do të angazhohen në punë hulumtuese për të thelluar njohuritë e tyre, do marrin pjesë në ligjërata me folës ekspertë për të pasur një perspektivë praktike dhe do përfshihen në diskutime për të shkëmbyer pikëpamje që do zhvillojnë aftësitë e tyre kritike.

Share: