Më 1-2 Shtator, në kuadër të projektit Students for Sustainable Development, Kolegji AAB si bartës i projektit në bashkëpunim me institucionin partner British College of Sciences zhvilluan punëtorinë e parë 2 ditore mbi Training on Sustainability and Green Agenda i cili mblodhi së bashku studentë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali I Zi. Duke synuar fuqizimin e të rinjve dhe shkëmbimin ndërkombëtar të njohurive në integrimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Në këtë aktivitet, Kolegji AAB angazhoj si eksperte Prof. Assoc. Dr. Besime Ziberin, e cila gjatë dy ditëve të punës udhëhoqi sesione interaktive me studentët pjesëmarrës. Nëpërmjet ligjëratave dhe diskutimeve dinamike, ajo solli një pasqyrë të gjerë mbi konceptet themelore të qëndrueshmërisë dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs).
Gjatë prezantimit të saj, Prof. Ziberi solli edhe elemente nga punimet e fundit shkencore të botuara dhe në proces botimi, të cilat trajtojnë çështje të zhvillimit të qëndrueshëm, edukimit dhe tranzicionit të gjelbër. Në veçanti, ajo u ndal te artikulli i fundit i saj në bashkautorësi me studiues vendorë dhe ndërkombëtarë: “The EU Green Agenda legal framework and economic growth in developing countries: a panel EKC approach”
Ky aktivitet u vlerësua si një platformë e rëndësishme për shkëmbim akademik, rritje të kapaciteteve studentore dhe bashkëpunim rajonal, duke theksuar rolin kyç të të rinjve në përshpejtimin e tranzicionit të gjelbër dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Ky projekt është mbështetur financiarisht nga Western Balkans Fund në kuadër të Thirrjes së 7-të për Propozime, në bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian përmes IPA III