Kolegji AAB: Trajnim Ndërkombëtar Për Heinnovate

26 Shtator 2025

Pjesëmarrja në trajnim ndërkombëtar

Erëza Mehmeti, Zyrtare për Projekte në Kolegjin AAB, mori pjesë në Trajnimin Ndërkombëtar “Train the Trainers”, në Metropolia University of Applied Sciences në Helsinki, Finlandë, mbi përdorimin e formës së vetë-vlerësimit të HEInnovate.

Qëllimi i HEInnovate

Kjo formë funksionon përmes procesit të vetë-vlerësimit, duke u mundësuar institucioneve të arsimit të lartë të identifikojnë pikat e tyre të forta dhe sfidat në drejtim të inovacionit, sipërmarrjes dhe zhvillimit institucional.

Pjesëmarrësit ndërkombëtarë

Në këtë trajnim u mblodhën përfaqësues nga universitete dhe institucione të arsimit të lartë nga Bosnja dhe Hercegovina, Finlanda, Italia, Spanja, Zvicra, Çekia, Letonia, Hungaria, Gjermania, Rumania, Shqipëria, Ukraina, Lituania, Turqia, Irlanda, Greqia, Kosova, Suedia, Gjeorgjia, Holanda, Norvegjia/Luksemburgu dhe Polonia.

Zbatimi i HEInnovate në Kolegjin AAB

Në vazhdim, në Kolegjin AAB do të zhvillohen trajnimet me stafin akademik dhe administrativ për përdorimin e HEInnovate, me qëllim që ky mjet të shfrytëzohet si instrument i fuqishëm për inovacion, sipërmarrje dhe zhvillim institucional.

Share: