Studentët e Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB, me shumë interesim kanë dëgjuar disa prezantime nga tre profesionistë të shëndetit mendor nga Turqia. Këta tre profesionistë ishin: Dr. Mustafa Merter – psikiatër, Nursena Balatekin – psikologe klinike dhe Hazar Gümüşsoy – psikoterapeut.
Në prezantimet e tyre ata prekën temat e psikologjisë së selfit (nefsit), që e koncepton psikologjinë nga një perspektivë më e gjerë përfshirë edhe anën shpirtërore, praktikimin e këtij modaliteti të psikologjisë në trajtimet psikoterapeutike dhe domethënien e ëndrrave në kuadër të kësaj kornize teorike.
Studentët pjesëmarrës morën certifikata ndërsa patën edhe shumë pyetje lidhur me temat në prezantime.