Ardiana Latifi, Binda Halimi dhe Mirjeta Berisha studente të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB do jenë edukatoret e ardhshme pas punësimit në institucionin parashkollor “Lapsi”, duke vulosur kështu fillimin e sukseseve në karrierë. Ato thanë se rrugëtimi akademik në Kolegjin AAB ishte përgatitja më themelore që duhej ta kishin për t’u punësuar, andaj për këtë u shprehën mirënjohëse kundrejt angazhimit të stafit akademik.
Gjithashtu theksuan rëndësinë që ka mundësimi i realizimit të praktikës profesionale, hap ky që Fakulteti i Shkencave Sociale e ka ndjekur për vite me radhë vetëm në mënyrë që studentët të aftësohen për sfidat dhe angazhimet që i presin në një vend pune.