Klubi i ekonomistëve të rinj, në kuadër të Fakultetit Ekonomik, ka organizuar një tryezë diskutimi me qëllim të përfshirjes së studentëve në projekte dhe veprimtari ndërkombëtare.
Dekani i Fakultetit Ekonomik, prof. Medain Hashani tregoi për rëndësinë e pjesëmarrjes së studentëve në projekte ndërkombëtare duke qenë se ata me këtë shtrirje do të zgjerojnë rrjetin e komunikimit dhe mundësitë e punësimit.
Ndërsa, prorektorja bashkëpunim dhe marrëdhënie ndërkombëtare e Kolegjit AAB, Venera Llunji theksoi angazhimin që bëhet për të arritur marrëveshje bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë të vendeve të BE-së përmes programit ERASMUS+, duke bërë shkëmbim të studentëve dhe stafit për ofrim të mundësive.
Diskutimet në këtë tryezë vazhduan edhe tutje me pjesëmarrës të tjerë si Agron Kamberi, drejtor i ‘Discover America Kosova’, studentë dhe ish studentë të tjerë.
Në fund të diskutimit, fjala u takojë studentëve për pyetje, madje disa prej tyre folën edhe mbi eksperiencat e fituara duke falënderuar Kolegjin AAB për ofrim të këtyre kushteve.