U bë inaugurimi i anëtarëve të rinj të EASA

5 Mars 2018

Në një ceremoni solemne, ku morën pjesë personalitete të shquara nga mbarë Evropa, në Salzburg të Austrisë u inauguruan anëtarët e rinj të Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve, në mesin e të cilëve edhe Rektori i Kolegjit AAB, prof.dr. Lulzim Tafa.

Akademia Evropiane e Shkencave dhe Arteve tubon rreth vetes personalitete të shquara të shkencës dhe artit, në mesin e të cilëve edhe shumë nobelistë.

Zgjedhja e rektorit Tafa, anëtar i rregullt i EASA ishte bërë në janar në mbledhjen e Komitetit të Nominimit.

Lulzim Tafa, përveç se drejton institucionin më të madh jopublik të arsimit të lartë në regjion, Kolegjin AAB, është njëri ndër poetët tanë më të njohur dhe më të përkthyer. Ai është shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare në fushën e letërsisë dhe është përfshirë në disa antologji të letërsisë botërore.     

Share: