Në kuadër të fuqizimit të punës praktike dhe bashkëpunimit me partnerët punëdhënës, Fakulteti i Gjuhës Angleze të Kolegjit AAB mbajti takimin me titull “Më afër partnerëve më afër tregut të punës: demonstrim i interpretimit simultan nga profesionistë”.
Ky aktivitet u bashkëorganizua nga kompanitë Translation Center dhe TranKos Consulting. Të pranishëhm në panel ishin përkthyesit dhe interpretët Gëzim Rexha nga OSBE, Kuqa Braha nga Ambasada Amerikane, Hyjnor Jasiqi nga OSBE dhe njëkohësisht alumni i Kolegjit AAB si dhe Njomza Sallauka nga Trankos Consulting. Aktiviteti nisi me një bashkëbisedim midis të ftuarve dhe studentëve në lidhje me specifikat dhe problematikat e interpretimit simultan dhe mandej interpretët e demonstruan interpretimin simultan në kabinë se bashku me studëntët e kolegjit.
Dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Dr. Aida Alla u shpreh se aktivitete të tilla shërbejnë për të prezantuar studentët me një ambient real pune dhe për t’i ndihmuar ata të krijojnë kontakte me profesionistë të kësaj fushe. Studentët e interesuar do të vazhdojnë punën praktike në këto kompani dhe do të kënë mundësi të përmirësojnë aftësitë e tyre të përkthimit dhe interpretimit.