Sot në AAB “Shkencëtari i vitit, 2019”, Dr. Driton Vela, realizoi një ligjëratë me temën “Rëndësia e publikimit në revistat e platformave Web of Science dhe Scopus”. Çështjet si rëndësia që ka publikimi në revistat me faktor impakti të madh, rëndësia që u kushtohet atyre, gradimet sipas këtyre parametrave në Kosovë e rajon, ishin disa nga çështjet kryesore që më pas u diskutuan ndërmjet ligjëruesit Vela dhe një grupi profesorësh të Kolegjit AAB.
Ky diskutim për çështje të tilla madhore të publikimit shkencor është në vazhdën e diskutimeve që realizon AAB-ja me publikues të njohur shkencorë, ekspertë dhe botues ndërkombëtarë, me qëllim të shkëmbimit të përvojave për çështjet e kërkimit shkencor.
Dr. Vela vitin e kaluar është zgjedhur Shkencëtar i vitit nga MAShT, ka të publikuara dhjetëra punime në revista të indeksuara me impakt të lartë faktori dhe nga botues prestigjiozë, si Nature, Elsevier, Sprinder etj., ndërsa është vlerësues profesional (peer-reviewer) për revistat me impakt të lartë faktori si “Trends In Biochemical Sciences” (IF: 16.9), “Medicinal Research Reviews” (IF: 9.8), “Theranostics” (IF: 8.1) etj.