Fakulteti i Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB mbajti Konferencën e Dytë Shkencore Alumni 2022 për Gjuhësi, Letërsi dhe Didaktikë.
Në këtë Konferencë u mbulua një gamë e gjerë temash duke përfshirë gjuhësinë, studimet e përkthimit, metodologjitë e mësimdhënies, përdorimin e gjuhës në kontekste të ndryshme arsimore dhe profesionale, etj. Veçanërisht u vlerësuan hulumtimet ku analiza e gjuhës angleze vendoset në fokus të këndvështrimeve të ndryshme investigative.
Në fjalën e saj përshëndetëse, dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Aida Alla shprehu vlerësimin e saj për pjesëmarrësit si edhe falënderoi ish-mentorët për bashkëpunimin e ngushtë me kandidatët e tyre.
Konferenca mirëpriti mbi 30 hulumtues të cilët dhanë prezantimet e tyre në gjuhën angleze dhe shqipe. Profesorët e Kolegjit AAB gjithashtu morën pjesë në diskutime, duke parashtruar pyetje dhe duke dhënë komente në mënyrë të vazhdueshme. Konferenca rezultoi e suksesshme dhe pjesëmarrësve iu ndanë certifikata nga mentorët e tyre respektivë.