Tomislav Tucibat, udhëheqës i Institutit Fortinet NSE, është mirëpritur në takim nga prorektorja Venera Llunji, dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija, koordinatori Engin Melekoglu dhe profesori Arianit Maraj.
Instituti që ka selinë në SHBA dhe njërën nga degët në Zagreb të Kroacisë ka shprehur gatishmërinë për të ofruar programe përgatitore dhe trajnuese për studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB.
Këto programe nga një institut prestigjioz si Fortinet NSE shërbejnë si mundësi për zhvillim të mëtejmë në fushën e sigurisë kibernetike. Përmes marrëveshjes që do të nënshkruaj instituti me Kolegjin AAB do sigurohen trajnime, ligjërata, ushtrime, ekspertiza falas për studentët, qasje përmes vegëzave për t’u regjistruar në trajnime etj.
Gjithashtu për studentët do të ketë certifikime që sigurojnë se janë të gatshëm për tregun ndërkombëtar të punës.