Unioni i Studentëve të AAB-së do të fillojë bashkëpunimin me Parlamentin Studentor të Universitetit të Mitrovicës

13 Mars 2018

Kryesia e Unionit Studentor të AAB-së, kanë pritur në një takim miqësor përfaqësuesit e studentëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”.

Qëllimi i kësaj vizite ishte vendosja e themeleve të bashkëpunimit në mes të dy kryesive të unioneve respektive të studentëve, të AAB-së dhe të UIB nga Mitrovica.

Në takim morën pjesë kryetarja e US të AAB-së, Flaka Vitaku, dhe nënkryetarët e kryesisë nga degët e AAB-së në Ferizaj e Gjakovë. Me këtë rast, kryetarja Flaka Vitaku falënderoi studentët mitrovicas, për interesin e përbashkët dhe vullnetin që ata treguan për bashkëpunim.

“Ky vullnet i treguar nga ne do pasojë me ide të shumta, projekte dhe organizime të përbashkëta. Do të tregohemi sa me gjithëpërfshirës në të gjitha drejtimet që të jemi sa më të lidhur si studentë dhe të ngritemi së bashku në të gjitha fushat arsimore” ka thënë ajo.

Ndërsa, Shend Musliu, kryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Mitrovicës u shpreh falënderues ndaj Kolegjit AAB, duke theksuar se mirëpresin çdo iniciativë dhe mundësi bashkëpunimi në të ardhmen në mes të dy unioneve.

Share: