Përfaqësues të Unionit Studentor kanë marrë pjesë në njërën nga ekspeditat e alpinistes së njohur Uta Ibrahimi, për dy ditë me radhë.
Ekspedita u zhvillua si pjesë e projektit “Ajo Mal” në Via Ferrata gjatë ditës së parë dhe Majen e Hajles me lartësi mbidetare 2403 metra në ditën e dytë.
Studentët gjatë kësaj përvoje tejet atraktive morën informata dhe këshilla të ndryshme nga Uta Ibrahimi, si dhe patën rastin të dëgjonin histori frymëzuese nga Mrika Nikqi, vajza më e re në botë që ka ngjitur majën e Everestit.