USAID Kosovo dhe gjyqtari i Gjykatës Komerciale mbajnë sesion informues mbi programin Drejtësia Komerciale në Kolegjin AAB

15 Maj 2024
USAID Kosovo and the judge of the Commercial Court hold an informative session on the Commercial Justice program at the AAB College

Për të njoftuar studentët e Fakultetit Juridik dhe Ekonomik rreth programit në zbatim nga USAID për Drejtësi Komerciale, sot është mbajtur sesion informues në Kolegjin AAB, organizuar nga Qendra e Karrierës.

Të ftuarit e këtij sesioni ishin: specialistja për komunikim në USAID Kosovo Alketa Balaj, udhëheqësja e objektivës së parë në programin për Drejtësi Komerciale të USAID Bardha Tahiri dhe gjyqtari i Dhomave të Shkallës së Parë – Departamenti për Çështje Ekonomike në Gjykatën Komerciale, Hasan Kryeziu.

Gjatë ligjëratës të ftuarit ndanë informacione rreth Gjykatës Komerciale në Kosovë, departamenteve, çështjeve administrative, dhomave dhe veprimtarisë së saj.

Studentët që ishin në numër të madh parashtruan pyetje të ndryshme për të ftuarit, duke filluar nga trajtimi i lëndëve të paraqitura në këtë gjykatë, bazën ligjore të rasteve, për sigurinë e palëve, objektivat e gjykatës dhe diskutime me rëndësi për profesionin e tyre si juristë.

Ky sesion shërbeu si mundësi që studentët të jenë në dijeni rreth reformave në drejtësi me përfaqësuesit që janë kyç në këto procese, gjithashtu edhe të informohen për Gjykatën Komerciale në veçanti.

Share: