Studentja e Kolegjit AAB merr pjesë në garën ndërkombëtare “Fokus Award 15”

9 Gusht 2025
Valjeta Zuka

Valjeta Zuka studente në Dizajn Grafik falë nivelit të lartë të profesionalizmit dhe kreativitetit po shënon suksese të njëpasnjëshme menjëherë pas diplomimit.

Si rezultat i punës së saj të palodhur dhe cilësisë së lartë të projekteve, Valjeta u përzgjodh për të marrë pjesë në garën ndërkombëtare “Fokus Award 15”, një konkurs me pjesëmarrës nga shumë vende të Evropës. Nga Kosova u zgjodhën vetëm tre finalistë, dhe Valjeta ishte një prej tyre.

Punimet e saj u ekspozuan në ekspozitat prestigjioze të mbajtura në Tiranë dhe Fier, duke i dhënë mundësinë që të prezantojë artin e saj përpara një audience ndërkombëtare dhe të afirmojë veten në arenën evropiane të fotografisë.

Kjo arritje është një dëshmi e përkushtimit, profesionalizmit dhe talentit të Valjetës, si dhe një pasqyrë e fuqisë krijuese që nxjerr kolegji ynë në fushën e artit dhe dizajnit grafik.

Share: