Vazhdojnë takimet në kuadër të projektit MORIN nga stafi i Kolegjit AAB dhe Universitetit Palacký

15 Shkurt 2024

Kanë vazhduar takimet e radhës nga Prorektorja për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim Venera Llunji, profesorët Ersan Hamdiu, Shkëlqim Miftari dhe udhëheqësi i projektit Aleksandar Takovski me profesorët Marie Sieberová, Pavlína Flajšarová dhe Eva Klimentova. Në këto takime ata u njoftuan në lidhje mbi mobilitetet dhe llojet e tyre përmes marrëveshjeve KA171, si dhe për njohjen e tyre në Universitetin Palacky duke shkëmbyer përvojat dhe praktikat e Kolegjit AAB.
Gjithashtu u diskutuan tema që lidheshin edhe me procesin e akreditimit të programeve studimore në Çeki dhe në Kosovë, me procesin e njohjeve të programeve studimore dhe vecanërisht rëndësinë dhe ndikimin që ndërkombëtarizimi e ka për procesin e akreditimit të programeve studimore.
Temë shumë e rëndësishme e diskutimeve ishin procesi i njohjes së diplomave të shkollave të mesme dhe atyre të nivelit BA dhe MA të studentëve ndërkombëtarë, pastaj procesi i punës në kategorinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës (Life-Long Learning). Ndër të tjera u fol edhe për buxhetin e fakulteteve në Palacký University, mënyrën e decentralizimit të financave në zyrën për marrëdhënie ndërkombëtare dhe njoftimi me procesin e punës përmes sistemit duke filluar nga përpilimi, nënshkrimi, implementimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me partnerët, mobiliteti i stafit dhe studentëve brenda dhe jashtë vendit, të gjitha këto përmes sistemit të quajtur Dashboard që funksionon në pothuajse të gjitha vendet e BE-së me qëllim të ruajtjes së ambientit.

Share: