Vazhdojnë takimet për rrjetëzim në nivel fakultetesh në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Stafit në Kolegjin AAB

17 Maj 2024

Përfaqësuesit nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja zhvilluan një takim me profesoreshën Gülfer Göze nga Universiteti Koç në Stamboll, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit midis dy institucioneve dhe për të ndarë praktikat e mira.

Në takim u diskutua për një partneritet në konferenca ndërkombëtare, bashkëpunimin në projekte shkencore, mundësitë e mobilizimit të profesorëve dhe studentëve, si dhe organizimin e ligjëratave të përbashkëta.

Dekanja Aida Alla dhe koordinatorët Niman Dreshaj, Aida Thaqi dhe Eriona Ajvazi kanë shfaqur vullnetin që të implementojnë këto aktivitete sa më shpejt.

Share: