Në Javën Ndërkombëtare të Stafit që po mbahet në Kolegjin AAB, kanë vazhduar ligjëratat nga profesorët e universiteteve ndërkombëtare.
Studentët e Fakultetit të Arteve, ishin pjesë e ligjëratës të zhvilluar nga profesoresha Viktorija Čeplikė, nga SMK College of Applied Sciences në Lituani.
Tema e ligjëratës ishte “Smooth production planning in Fashion”, për të cilën Čeplikė ndau përvojat e saj si drejtuese e një kompanie prodhuese për 15 vite radhazi.
Ajo për studentët prezantoi “Smooth production plan”, duke iu treguar në detaje rreth asaj që duhet të bëjnë si dizajnerë të modës në të ardhmen.
Studentët patën disa pyetje për profesoreshën nga Lituania, ndërsa ndoqën planin të cilin mund ta zbatojnë për profesionin e tyre.