Vizita Studentore në Vlorë me Rastin e Festës së 28 Nëntorit

29 Nëntor 2024

Studentët e Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, së bashku me dekanin Prof. Vrullim Buja dhe Prof. Blinera Veliu, realizuan një vizitë të veçantë në qytetin historik të Vlorës, në kuadër të Festës së Flamurit.

📍 Muzeu i Pavarësisë: Studentët patën mundësinë të thellojnë njohuritë mbi historinë e kombit shqiptar dhe ngjarjet kyçe të shpalljes së Pavarësisë.

🤝 Takimi me Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, z. Ermal Dredha: Një bisedë inspiruese mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, duke ofruar ide për zhvillim profesional dhe akademik.

🏛️ Njohja me Administratën Lokale: Studentët u njohën nga afër me funksionimin e Bashkisë së Vlorës dhe mundësitë praktike që ajo ofron për të rinjtë.

Kjo vizitë frymëzoi studentët, duke shërbyer si shembull për angazhimin profesional dhe historik në shërbim të zhvillimit të shoqërisë. 🙌✨

#KolegjiAAB #FakultetiAdministratësPublike #Vlora #FestaeFlamurit #Shqipëria #Kosova

Share: