Vizitë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Agjencisë së Akreditimit në Kolegjin AAB

17 Janar 2026
Vizitë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Agjencisë së Akreditimit në Kolegjin AAB

Në kuadër të vizitave në institucionet e arsimit të lartë, Këshilli Shtetëror i Cilësisë dhe Agjencia e Kosovës për Akreditim kanë realizuar një vizitë në Kolegjin AAB.
 
Gjatë këtij takimi, Kryetarja e KSHC-së, znj. Hasnije Ilazi, së bashku me anëtarët e tjerë të KSHC-së, dhe Drejtori i AKA-së, Naim Gashi, me bashkëpunëtorët e tij, prezantuan objektivat dhe strategjinë e AKA-së për rritjen dhe avancimin e cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë.
 
Përfaqësuesit e KSHC-së dhe AKA-së u pritën nga Rektori dhe prorektorët e Kolegjit AAB. Rektori Blerim Olluri përgëzoi KSHC-në dhe AKA-në për anëtarësimin e Kosovës në EQAR, duke e cilësuar këtë si një nga arritjet më të rëndësishme të viteve të fundit për shtetin e Kosovës në fushën e arsimit të lartë.

Share: