“WB-EDU4MIGRATION” Lehtësimi i Sfidave të Migracionit në Ballkanin Perëndimor: Kapërcimi i Hendekut të Aftësive për Ofruesit e Shërbimeve Sociale përmes Përmirësimit të Kurrikulave dhe Zhvillimit të Mikrokredencialeve

30 Korrik 2024

Komisioni Evropian, përmes programit Capacity Building in Higher Education, ka aprovuar projektin WB-Edu4Migration me një shumë totale prej 400,000 eurosh. Kolegji AAB është bartës i këtij projekti dhe njëherësh i vetmi institucion i arsimit të lartë në Kosovë që ka fituar një projekt si bartës në këtë raund të thirrjeve.

Projekti WB-Edu4Migration është iniciativë që synon të adresojë kompetencat e limituara të punonjësve socialë në Kosovë dhe Shqipëri, duke përfshirë aftësinë e tyre për të mbështetur në mënyrë efektive popullsitë migrante.Programet studimore në institucionet e arsimit të lartë, të ndërlidhura me punën sociale, ende nuk kanë përfshirë plotësisht lëndë mbi studimet e migrimit dhe çështjet e lidhura me to. Ky hendek arsimor pengon aftësinë e punonjësve socialë për të kuptuar dhe adresuar sfidat unike me të cilat përballen popullsitë migrante, duke shtuar nevojën për ndërhyrje që synojnë të lehtësojnë këtë çështje.

Qëllimi kryesor i projektit është të përmirësojë kompetencat e studentëve dhe punonjësve socialë në Kosovë dhe Shqipëri për të mbështetur më mirë popullsitë migrante. Kjo do të arrihet përmes një qasjeje shumëdimensionale që përfshin reforma arsimore, zhvillimin e kurseve digjitale të mikro-kredencialeve dhe aktivitete të vazhdueshme për ndërtimin e kapaciteteve. Duke adresuar nevojat bazë dhe të vazhdueshme për trajnim, projekti synon të fuqizojë punonjësit socialë aktual dhe të ardhshëm me njohuritë, aftësitë dhe burimet e nevojshme për të shërbyer në mënyrë efektive komunitetit migrant dhe për të avokuar për nevojat e tyre brenda profesionit të punës sociale.

Suksesi i projektit do të sjellë përfitime të rëndësishme: kurrikulat e përmirësuara në arsimin e lartë do të përgatisin më mirë punonjësit socialë të ardhshëm për të mbështetur popullsitë migrante, ndërsa kurset digjitale të mikro-kredencialeve do të ofrojnë mundësi fleksibile për zhvillim profesional për punonjësit socialë në detyrë. 

Partnerët:

Shënim: Financuar nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit(ve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian ose të Agjencisë Ekzekutive Evropiane të Arsimit dhe Kulturës (EACEA). As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.

Share: