Zëvendës ambasadori francez në Prishtinë z. Francois Cyprien, ndan certifikata për studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv

2 Prill 2021

Përfundoi me sukses trajnimi “Luftimi i lajmeve të rreme”, i organizuar nga Fakulteti i Komunikimit Masiv në kuadër të bashkëpunimit me organizatën franceze CFI.

Në ceremoninë përmbyllëse dhe në ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit mori pjesë edhe zëvendës ambasadori francez në Prishtinë, z. Francois Cyprien, i cili i përgëzoi pjesëmarrësit për rezultatet e arritura dhe shprehu gatishmërinë e Ambasadës Franceze për të vijuar me organizime të tilla në dobi të studentëve.

Delegacioni i Ambasadës Franceze u prit në takim nga zëvendës rektori Shemsedin Vehapi, i cili i falënderoi të pranishmit dhe shprehu interesim për të vazhduar edhe me trajnime të tjera.

Ligjërues në këtë trajnim dyditor, ishte profesoresha Ilire Zajmi e përzgjedhur nga CFI, ndërsa pjesë e trajnimit ishte edhe Robert Bourgoing, ekspert francez i komunikimit, i cili u inkuadrua në lidhje direkte nga Franca.

CFI është anëtar i Forumit Global për Zhvillimin e Mediave (GFMD), një organ i ngritur në 2004 për të koordinuar dhe lobuar në emër të atyre që punojnë për bashkëpunimin mediatik, për të koordinuar veprimet e anëtarëve të saj në shërbim të zhvillimit në vendet në pritje të ndihmës ndërkombëtare. CFI është një operator i sektorit publik i financuar kryesisht nga Ministria Franceze e Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Share: