Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB dhe studentët e Universitetit të Gjuhësisë dhe Teknologjisë në Poloni, zhvilluan një ligjëratë të përbashkët online me temën “Njohja e diversitetit kulturor”, nën udhëheqjen e ligjëruesit të lëndës “Shkathtësi të Integruara Gjuhësore” nga Kolegji AAB dhe profesoreshës Iwona Lilly, ligjëruese e lëndës “Komunikim Ndërkulturor” në ULT, Poloni.
Gjatë ligjëratës, profesorët dhe studentët nga të dy institucionet prezantuan materiale rreth vendeve përkatëse, duke përfshirë trashëgiminë kulturore, traditat, kulinarinë dhe elemente të tjera përfaqësuese të kulturave të tyre.
Kjo ligjëratë do të pasohet nga sesione të tjera virtuale të përbashkëta deri në fund të semestrit, me qëllim shkëmbimin e njohurive akademike dhe përvojave në procesin e mësimdhënies. Gjithashtu, aktivitete të tilla u shërbejnë studentëve si mundësi për rrjetëzim ndërkulturor dhe bashkëpunim akademik ndërkombëtar.