Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB dhe Danube University Krems kanë mbajtur takim virtual për t’u dakorduar mbi hapat e mëtutjeshëm që të dy universitetet duhet ndjekur në përmbushjen e detyrave të projektit APPEAR.
Dekani i Fakultetit të Edukimit, Arteve dhe Arkitektures, UWK Univ.-Prof. Dipl.-Ing. Dr. Stefan Oppl, dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale mbajtën nga një fjalim mikpritës për të pranishmit dhe pjesëmarrësit e Projektit APPEAR.