Zhvillohet takimi i parë mes partnerëve të përfshirë në projektin Homodigitalis nga Erasmus+

8 Dhjetor 2023
The first meeting is held between the partners involved in the Homodigitalis project from Erasmus+

Është zhvilluar takimi i parë mes partnerëve të përfshirë në projektin Homodigitalis i financuar nga aksioni Capacity Building in Higher Education i programit Erasmus+.

Nga Kolegji AAB në këtë takim kanë marrë pjesë profesoresha e Fakultetit të Shkencave Sociale, Arbërore Bicaj, në cilësinë e koordinatores së projektit dhe zyrtarja nga Zyra për Zhvillimin e Projekteve, Qëndresa Kukaj.

Ky projekt synon tejkalimin e hendekut mes shkencave humane digjitale dhe mediave edukative në Ballkanin Perëndimor. Me këtë nënkuptohet zhvillimi i kompetencave digjitale për mësimdhënie në disiplinat e shkencave humane. Pjesë e këtij projekti janë edhe partnerët ndërkombëtarë, rajonal dhe vendor nga 8 universitete të ndryshme, të cilat do zhvillojnë objektivat e projektit sipas përgjegjësive të ndara.

Kolegji AAB ka përfshirë tri fakultete në implementimin e këtij projekti të cilat janë: Fakulteti i Shkencave Sociale, i Shkencave Kompjuterike dhe Arteve.

Ndërsa partnerët tjerë janë: Kolegji Logos – Shqipëri (bartës i projektit), Universiteti Polis- Shqipëri, Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit – Mitrovicë, Universiteti i Sarajevës, Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë (SSST) – Sarajevë, Universiteti i Evropës Juglindore (EJL) – Tetovë, Universiteti Otto Von Guericke – Gjermani, Universiteti i Patras – Greqi dhe Instituti për Zhvillimin e Mediave në Leibniz – Gjermani.

Share: