Studentët e Kolegjit AAB nga dega në Ferizaj dhe Gjakovë kanë vizituar objektin në Prishtinë, për të parë nga afër hapësirat ku zhvillohet mësimi, laboratorët, bilbiotekat, teatrot dhe sallat e ligjëratave.
Gjatë kësaj vizite studentët u shoqëruan nga koordinatorja për mësim e Fakultetit Ekonomik, Kosovare Ukshini, derisa panë edhe hapësirat e mëdha të bibliotekave ku u informuan për përdorimin e asaj elektronike nga drejtori, Urim Sallauka.
Përveç vizitës, studentët bashkë me një panel të përbërë prej profesoreshës Kosovare Ukshini, zyrtares për projekte Qëndresa Kukaj, koordinatores së Qendrës për Karrierë Jehona Rukovci dhe kryetarit të Unionit të Studentëve Gent Anadolli, zhvilluan një tryezë diskutimi ku trajtuan temën “Horizonte të reja për edukimin: lëvizja e lirë dhe mundësitë për zhvillim akademik për të rinjtë kosovarë”.
Në këtë tryezë studentët diskutuan me panelistët dhe folën për sfidat e përditshme që hasin, ndërsa treguan edhe planet që kanë në rast se shfrytëzojnë mundësitë e shumta pas liberalizimit të vizave për avancim akademik apo zhvillim profesional.