Nën organizimin e Fakultetit të Shkencave Sociale, zhvilloi punimet Konferenca e V-të Studentore “Qasja bashkëkohore në edukimin e fëmijërisë së hershme nga pikëpamjet studentore”.
Në hapje të kësaj konference, dekani Prof.ass.dr. Hysen Kasumi, tha se qëllimi i organizimit të kësaj konference është që t’ iu ofrojmë studentëve të rrisin interesimin për të kontribuar në aspektin shkencor dhe për të ndarë njohuritë me studentët tjerë pjesëmarrës.
Kjo konferencë mblodhi studentë të ndryshëm të cilët prezentuan tema që lidhen ngushtë me qasjen në edukimin e fëmijërisë së hershme.
Punimet e pjesëmarrësve të konferencës “Qasja bashkëkohore në edukimin e fëmijrisë së hershme nga pikëpamjet studentore”, u permbyllën me diskutime dhe pyetje të ndryshme rreth temave të prezantuara.